Ballina Vendi Përdorte fenelina policie, ndëshkohet ministrja Delina Ibrahimaj

Përdorte fenelina policie, ndëshkohet ministrja Delina Ibrahimaj

17

Policia Rrugore e Tiranës duket se nuk do të tolerojë asnjë shkelje, as kur vjen puna tek zyrtarë apo ministra të shtetit, si në rastin më poshtë.

Kështu, Policia e Shtetit bën të ditur se ka gjobitur me 40 mijë Lekë Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj. Shkak sipas policisë, është fakti se në makinën tip Benz ngjyrë e bardhë të sajën “përdorte fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme”. Në momentin e ndëshkimit, në drejtim të makinës ka qenë shoferi i ministres.

Policia e Shtetit, nëpërmjet një njoftimi, sqaroi se nuk do të tolerohet askush që përdor fenelinat dhe simbolet e policisë në mënyrë të pa autorizuar. Njoftim i Rëndësishëm! Sot kemi ndërmarrë masa të rrepta ndaj disa mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në mesin e tyre janë edhe automjete të punonjësve të administratës shtetërore me imunitet.

Në videon tonë, mund të shihni se si këto mjete, përfshirë ato që përdorin fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme, janë trajtuar sipas ligjit. Kjo veprimtari është pjesë e angazhimit tonë për të siguruar një mjedis të sigurt rrugor për të gjithë. Nuk ka përjashtime kur bëhet fjalë për sigurinë rrugore!”, thuhet në njoftimin e policisë./tvklan.al