Ballina Bota Për herë të parë në historinë moderne, një Papë do të shërbejë...

    Për herë të parë në historinë moderne, një Papë do të shërbejë në funeralin e paraardhësit të tij

    3

    Për herë të parë në historinë moderne, një Papë do të kryesojë funeralin e paraardhësit të tij javën e ardhshme. Kjo do të ndodh me Papa Françeskun, i cili do të udhëheq ceremoninë mortore për  Papën Benediktin XVI, i cili u nda nga jeta më 31 dhjetor.

    Benediktin XVI vdiq në moshën 95-vjeçare, ndërsa ishte Papa i parë që jepte dorëheqjen nga posti prej 600 vitesh.

    Papa Françesku do të shërbejë në funeralin të enjten ku dhe do të mbyllen homazhet nga besimtarët.

    Sapo të përfundojë mesha mortore të enjten, arkivoli do të çohet në Bazilikën e Shën Pjetrit.

    /rtsh.al/