Era Istrefi, e cila ka arritur majat në karrierën e saj muzikore, nuk e kemi parë shpesh të japë intervista, apo të flasë për jetën e saj personale.
Në një intervistë sot në “Më lër të flas”, pas 7 vitesh nga dalja e fundit, Era tregoi se arsyeja që del kaq rrallë, është sepse nuk i pëlqejnë shumë marrjet në pyetje.
Ajo tha se pavarësisht kësaj, i detyrohet fansave që ata të dijnë edhe për personalitetin e saj, jo vetëm për muzikën e saj.
“Nuk është diçka që më pëlqen shumë, me të thënë të drejtën. Por disi i detyrohem pak fansave edhe si flas, çfarë personaliteti kam, jo vetëm si këndoj, për të më njohur pak dhe për tu lidhur pak. Njerëzit komentojnë si flet si qesh.”, ths Era sonte në “Më lër të