Ballina Vendi Mesazhi i fortë i diplomatëve/ Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës largohen në...

Mesazhi i fortë i diplomatëve/ Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës largohen në mënyrë demonstrative kur nis të flasë Edi Rama

1

Ambasadorja e Francës Elizabet Barsacq dhe ai i Gjermanisë, Peter Zingraf ishin të pranishëm në takimin e organizuar nga qeveria për amnistinë fiskale. 

Para se të merrte fjalën kryeministri Edi Rama, ata kanë braktisur takimin.

“Miqve dhe partnerëve europianë dua t’u them që respekti reciprok është ai që me respekt mund të refuzohet çdo ide, por ta trajtosh Shqipërinë si një venda armiqsh, ndërsa amnistia është bërë në të gjitha vendet që na japin mësim, kjo nuk është asgjë e drejtë, asgjë e duhur që tregon respketin pa kushte që ka Shqipëria ndaj partnerëve të saj” u shpreh kryeministri në fjalën e tij.

Në fjalën e tij, Rama ka kërkuar respekt nga ndërkombëtarët, që nuk mund ta trajtojnë Shqipërinë si një vend armik.

Disa mekanizma ndërkombëtare janë shprehur kundër amnistisë fiskale, por qëndrimet e tyre Rama i ka quajtur “fletërrufe”.