Ballina Vendi Pasuri të vëna nga paratë e krimit, prokuroria sekuestron 6 apartamente dhe...

Pasuri të vëna nga paratë e krimit, prokuroria sekuestron 6 apartamente dhe 1 dyqan

1

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 6 apartamente dhe një dyqan në pronësi të V.SH. me precedent penal dhe familjarëve të tij. Sipas prokurorisë pasuritë janë vënë me para që vijën nga krimi, ku V.Sh. ka qenë i dënuar në Itali për trafik drogë dhe shantazhe.

V.Sh. është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Venecias, Gjykata e Ankonës dhe Gjykata e Apelit Romë, për veprat penale të “Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike”; “Shtrëngim për dhënie pasurie”; “Mbajtja pa leje e armëve”; “Transport dhe mbajtje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, të cilat i ka kryer përgjatë viteve 2000-2007 në shtetin Italian.

Gjithashtu sipas hetimeve të prokurorisë rezulton se tre nga apartamentet e sekuestruar janë blerë nga ana e shtetasit V.Sh., sipas kontratës së sipërmarrjes për çmimin total 300.000 Euro, shumë e cila rezulton se është likuiduar tërësisht jashtë zyrës noteriale.

Pasuritë e sekuestruara

– Pasurinë e llojit Apartament Nr.1/3 (2+1), në katin e parë banim, sip ndërtimi 118,125m2, në Rrugën “Sul Bega”, “Objekti Riza Cerova”, në pronësi të shtetases M. M.;

– Apartament Nr 7/3 (2+1), në katin e shtatë banim, me sip. 109,03 m2, në Rrugën “Sul Bega”, “Objekti Riza Cerova”, në pronësi të shtetases M. M.;

– Apartament me Nr 7/1 (1+1), ne katin e shtatë banim, me sip 80.7 m2, në Rrugën “Sul Bega”, “Objekti Riza Cerova, në pronësi të shtetases M.M.;

– Apartament me Nr 6/1 (2+1), në katin e gjashtë banim, me sip. ndërtimi 110,36m2, në Rrugën “Sul Bega”, “Objekti Riza Cerova”, në pronësi të shtetases M. M.

– Njësia dyqan me sip. ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh (Nr.13 dhe 14) në Rrugën “Tefta Tashko Koço”, Bashkia Tiranë, në pronësi të shtetases M.M., të blera më parë nga ana e shtetasit V. Sh., me kontratë për shumën prej 100.000 eurosh;

– Pasuria nr.70/3 +2-103, ZK 2832 Orikum Vlorë, apartament me sip 52.27 m2, blerë sipas kontratës së shitjes për vlerën e 22.000 Euro. Shuma e likujduar tërësisht jashtë zyrës noteriale; dhe

– Pasuria nr.70/3 +2-111, ZK 2832 Orikum Vlorë, apartament me sip 54.50 m2, blerë blerë sipas kontratës për vlerën e 28.000 Euro.

/rtsh.al/