Tashme eshte ne perfundim pastrimi dhe largimi I rreth 9 mije meter kub dhera, ne ate qe njihet si perroi I Grizes ne Bashkine e Patosit. Nga ana e Drejtorise se Ujitjes dhe Kullimit eshte punuar me intensitet te plote per largimin e mbetjeve qe kane bllokuar per vite me radhe kete perrua, I lene ne meshire te fatit per shume kohe. Me punen e bere ne sistemin kullues, evitohen perbytjet ne tokat e fermereve, duke I dhene nje tjeter hov bujqesise, nje nder prioritet kryesore te qeverise Shqiptare.