Pashkët kanë kthyer mjaft shqiptarë pranë familjes.
Sipas autoritetit doganor në doganën e Kapshticës kanë hyrë 5866 persona.
Por edhe pse ka pasur fluks qytetarësh, doganat kanë punuar me dy pika në mënyrë që të eleminojnë radhën.
Ndërkohë që numri i qytetarve që janë larguar drejt Greqisë është vetëm 1893 qytetarë.
Mijëra të tjerë kanë hyrë nga Kakavija dhe Qafëbota.