Ballina Lajme Pas më shumë se dy orësh mbyllet protesta e opozitës para parlamentit

Pas më shumë se dy orësh mbyllet protesta e opozitës para parlamentit

1

Pas më tepër se dy orësh ka përfunduar protesta e opozitës përpara parlamentit. Përpara së qytetarët të largoheshin deputeti demokrat Flamur Noka ka bërë thirrje që ata t’i bashkohen protestës së 3 marsit në orën 12:00.

Ndërkohë kreu i PD-së Sali Berisha është nisur drejt selisë blu. Në fjalën që mbajti para qytetarëve, Berisha hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë Rama. Ai u ndal sërish edhe te skandali me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.