Ballina Lajme Berisha sulmon Gjykatën Kushtetuese: Zgjodhi një kryetare që s’ka dhënë një vendim...

Berisha sulmon Gjykatën Kushtetuese: Zgjodhi një kryetare që s’ka dhënë një vendim në jetën e vetë

2

Ende pa u ambientuar me postin e saj të ri si kryetare e Gjykatës Kushteteuse, Holta Zaçaj është vënë në qendër të sulmeve të Sali Berishës. Mes protestuesve, Berisha akuzoi Zaçajn se nuk ka dhënë ansjë vendim gjykate në jetën e vetë, ndërsa shton se Rama ka “futur duart” edhe në Gjykatën Kushtetuese.

 “Për herë të parë në Gjykatë Kushtetuese emërohet një njeri që nuk ka futur këmbën në një sallë gjyqi. Por ashtu siç thotë Edi Rama që është krenar që nuk ka lexuar ndonjëherë Kushtetutën, edhe ajo ndjehet krenare. A mund të imagjinoni ju një poshtërim që i bëhet një vendi? A kemi të bëjmë me një gjykatë, apo me një NGO në duart e Edi Ramës. Ju e shikoni SPAK-un e partisë, që e ka për borxh të hapë çdo javë një çështje kundër opozitës, por SKAP-i i partisë nuk hap çështje për ryshfetin që Dorian Duçka përmes Agron Nezës, i dha McGonigalit. Edi Rama ka kryer krim, por ka SKAP-in e partisë si mburojë”, tha Berisha.

Edhe Kuvendi, qeveria dhe mazhoranca ishin në fokus të sulmeve dhe akuzave që Sali Berisha lëshoi në protestën e zhvilluar para parlamentit.

Berisha e konsideroi Ramën një frikacak që nuk jep llogari para shqiptarëve për çështjen McGonigal, ndërsa cilësoi mazhorancën në Kuvend si “kukulla pa dinjitet” që bllokojnë ngritjen e Komisonit Hetimor që kërkon opozita.

Bllokimin e Komisionit Hetimor, Berisha e lidh me faktin se “qeveria do dali lakuriq më e zezë se zifti në aferat e tyre”.

Kjo është një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës e cila shkelmohet nga banditë dhe porositës të vrasjeve dhe padronë të klaneve të drogës e krimit. Shqiptarët gjykojnë se duhet të hetojnë të vërtetën mbi çështjen McGonigal. Kukullat e Ramës pa asnjë dinjitet njerëzor I bllokojnë këtë të drejtë deputetëve të opiztës. Të gjitha taksat tuaja, kurse fëmijët tuaj largohen nga ky vend. Këta na mohojnë të drejtën Kushtetuese të Komisioneve Hetimore sepse aty do të dalin lakuriq siç janë më të zinj se zifti në aferat e tyre. Nuk na e mohojnë dot këtë të drejtë themelore dhe do të bëjmë gjithçka për sanksionimin e saj. Çdo shqiptar po mbështet këtë protestë, pasi vendi kërkon një opozitë të vërtetë”, tha Berisha.

Për Berishë çështja McGonigal nxorri në pah se “Rama pagoi si vrasës me pagesë agjentin e FBI-së për asgjësimin e opozitës”. Berisha tha se ky është akti më antiamerikan dhe vrasës i demokracisë.

“Rama është lideri i vetëm në kontinent që kontaktoi si vrasës me pagesë agjentin e FBI-së për të përdorur fuqinë për asgjësimin e opozitës defakto të demokracisë shqiptare. Nuk mund të ekzistojë demokraci pa opozitë. Ju jeni këtu pasi besoni se opozita është jetike për një sistem të lirë. Detyra e opozitës është të kontrollojë qeverinë, Rama po vjedh më shumë se kushdo tjetër në historinë e këtij populli”, tha Berisha.

/rtsh.al/