Ballina Vendi Pas investimit në rrugën që të çon në Apoloni tashmë ky park...

Pas investimit në rrugën që të çon në Apoloni tashmë ky park është pjesë e një projekti miliona euro për turizmin kulturor të financuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

1

Pas investimit në rrugën që të çon në Apoloni tashmë ky park është pjesë e një projekti miliona euro për turizmin kulturor të financuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Një nga synimet e kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi vazhdon të mbetet përkujdesja ndaj të gjitha burimeve turistike në hartën e territorit të bashkisë. Tashmë, me një fizionomi turistike të formuar dhe të lakmuar nga vizitorët vendas, të huaj të Europës apo dhe deri nga Japonia e largët parku arkeologjik i Apolonisë është bërë një nga më të frekuentuarat thuaj në çdo stinë.

Sapo fillon stina e pranverës parku i Apolonisë njeh dyndje të numrit të vizitorëve të cilët të favorizuar nga përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës rrugore ka krijuar lehtësia të mëdha në drejtim të udhëtimit të tyre. Bashkia e Fierit me investimin e kryer ka bërë të mundur që të zgjidhet një nga problemet gangrenë të qarkullimit të turistëve dhe mjeteve drejt parkut arkeologjik të Apolonisë.

Sot kjo rrugë me standardet e krijuara ka bërë të mundur që të rritet numri i frekuentuesve në mjediset e tij, por edhe të rriten të ardhurat si pasojë e pagesës së parkimit dhe hyrjes në mjediset e tij. Me rrugën e re drejt Parkut Arkeologjik të Apolonisë vizitorët kanë mundësinë të vizitojnë dhe Kishën e Shën Mërisë si pjesë e pjesë e Manastirit. Rruga lidhëse e Apolonisë është pjesë e projektit të Bypass-it të Fierit.

Ndërkohë që Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi së fundmi dy procedura të dedikuara për dy rajone mjaft të njohur turistikë dhe me një rritje të shpejtë të interesit. Projekti i parë për të cilin është kërkuar shprehja e interesit është ai nën emërtimin “Përmirësimi i potencialit të turizmit kulturor nëpërmjet ndërhyrjeve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fier”.

Ndërkohë projekti i rrugës Fier-Seman është një investim ambicioz, që ka krijuar kushtet e nevojshme për një lëvizshmëri me standarde të larta të banorëve të Fierit, turistëve vendas e të huaj në plazhet e Semanit, Darëzezës, si edhe në Parkun Arkeologjik të Apolonisë. Me një gjatësi prej 18 km, kjo rrugë lidh zonën urbane të qytetit të Fierit me plazhin e Semanit, duke i dhënë një impuls të rëndësishëm zhvillimit të turizimit bregdetar. Ajo i vjen në ndihmë 17 mijë banorëve të 20 fshatrave të kësaj zone.

/Tv Kombi/