Ballina Vendi Pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit, jep dorëheqjen nënkryetari i PD

Pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit, jep dorëheqjen nënkryetari i PD

2

Pasi pësuan humbje në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, vjen dorëheqja e parë në radhët e Partisë Demokratike. Ka qenë Agron Gjekmarkaj që ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të PD-së.Gjatë fjalës së tij Gjekmarkaj është shprehur se hiqte dorë nga postet drejtuese në PD dhe do të vijonte të ishte vetëm deputet i kësaj force.“Komisioni të çojë PD në zgjedhje. Unë jap dorëheqjen nga funksionet e mia dhe mbetem deputet i thjeshtë”, mësohet të jetë shprehur Gjekmarkaj në mbledhje.Më herët, përmes një mesazhi në Facebook, Gjekmarkaj ka pranuar humbjen e PD-së në zgjedhjet e pjesshme lokale. Ai tha se ishte një humbje tronditëse.

REAGIMI I GJEKMARKAJT
Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.
Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem!
PD duhet të mbledhe sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale.
Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time.
Nuk do t’i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike.