Ballina Vendi Pas dënimit të Becchettit, Shqipëria nis prodedurat për pezullimin e gjobës 110...

Pas dënimit të Becchettit, Shqipëria nis prodedurat për pezullimin e gjobës 110 milionë euro në Arbitrazh

3

Dënimi i biznesmenit, Francesco Becchetti, me 17 vjet burg do të përdoret nga shteti shqiptar për anulimin e gjobës prej 110 milionë euro të vendosur nga Arbitrazhi ndërkombëtar. Me vendimin e shkallës së parë që e dënoi me 17 vite burg, Avokatura e Shtetit do të kërkojë pezullimin e ekzekutimit të gjobës.

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila e dënoi me 17 vite burg biznesmenin italian Francesko Becchetti, institucionet kanë nisur procedurat për të kërkuar Gjykatës së Arbitrazhit, pezullimin e ekzekutimit të vendimit që dënoi shtetin shqiptar me 110 milion euro.

Do të jenë përfaqësuesit e Avokaturës së Shtetit ata që pasi të marrin vendimin e zbardhur të Gjykatës së Tiranës, i cili do të përkthehet nga Ministria e Drejtësisë në Tiranë, do ti drejtohen Gjykatës së Arbitrazhit.