Ballina Vendi Pas 30 vjetësh emigracion një tjetër investim në bashkinë e Fierit këtë...

Pas 30 vjetësh emigracion një tjetër investim në bashkinë e Fierit këtë herë në njësinë administrative Portëz

2

Në fabrikën e prodhimit të pajisjeve plastike për makineri të ndryshme të Leonardit. E cilësuar si porta hyrëse e qytetit të Fierit, njësia administrative e Portëzës është shndërruar në një territor ku kanë marrë zhvillim shumë shërbime komunitare.

Me një infrastrukturë tërësisht të rinovuar me parametrat e një lagjeje të qytetit ajo ofron kushtet më maksimale për ushtrim të aktiviteteve të ndryshme të biznesit. Pikërisht në këtë njësi ka marrë jetë një biznes disi i veçantë me destinacion prodhimin kryesisht për eksport të pajisjeve plastike.

E veçanta e këtyre prodhimeve është fakti që ato janë pajisje plastike për makineri të ndryshme dhe që shkojnë kryesisht në tregun europian. Leondari është një banor i kësaj zone që pas 30 vjetësh emigrim në Itali vendosi të kthehet në vendlindjen e tij dhe të investojë pikërisht në këtë biznes.

“Prodhim Fieri” i ka cilësuar produktet që prodhohen në biznesin e tij të sapo çelur. Sipas Leonardit materiali është tërësisht ekologjik dhe përpunohet bazuar në skemat më të avancuara europiane të prodhimit. Momentalisht në këtë biznes janë të punësuar 17 punonjës, ndërkohë që synohet deri në muajin maj ky numër të shkojë në 40 të tillë.

Teknologjia që përdoret në këtë repart është e veçonte dhe sigurohet në sajë të bashkëpunimit me një tjetër kompani gjermane. Ndërkohë që punonjësit gëzojnë një pagë mesatare të kënaqshme, të siguruar dhe me veshjet e përshtatshme për të zhvilluar operacionet e punës. Ky biznes është vizituara nga drejtuesi politik i qarkut të Fierit, deputeti Taulant Balla dhe kryebashkiaku Armando Subashi./Tv Kombi/