Ballina Vendi Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

1

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të vranët i cili do të gjenerojnë rreshje shiu, ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra. Deri në orët e pasdites Shqipëria mbetet me vranësira dhe rrebeshe shiu. Më të fokusuara ato do të jenë në veriperëndim dhe jugperëndim të territorit. Në mbrëmje pritet përmirësim i përkohshëm i motit në zonat Perëndimore duke lënë pjesën tjetër të vendit me reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 22°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova

Orët e para të mëngjesit, në republikën e Kosovës, do të jenë nën dominimin e vranësirave dhe shirave ku here pas here do të jenë në formë shtërngate të shoqëruar me stuhi të forta ere, nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit. Parashikohet; që pasditja dhe mbrëmja të sjellin dobësim të dukshëm të intensitetit të reshjeve në të gjithë republikën e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV përgjatë të gjithë ditës së enjte do të jetë nën mbizotërimin e vlerave të ulëta barike, të cila do të sjellin vranësira dhe rrebeshe shiu përgjatë të gjithë -24 orëshit. Pritet që shirat më të dendur të bien në zonat perëndimore dhe Jugperëndimore të MV. Mbrëmja vonë do të sjellë dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave.

Rajoni dhe Evropa

Europa Veriore, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre paraqiten me vranësira dhe reshje shiu ku më problematike situata do të jetë në zonën e Alpeve. Po ashtu Europa Juglindore do të jetë nën mbizotërimin e motit të vranët dhe reshjeve të shiut, ku shirat do të jenë rrebeshe, nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit në shumë zona të Ballkanit. Ndërsa vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta Europa Jugperëndimore dhe vendet e Europës Lindore.