Sipas Meteoalb, prezenca prej shumë ditësh e masave ajore të paqëndrueshme do të vijojë të diktojë kushtet e motit në territorin shqiptar. Orët e paradites nisin me kthjellime dhe vranësira të lehta. Mesdita dhe pasditja do të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu. Më të fokusuara ato do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qënder. Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet ndërpreje e reshjeve në territor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore. Ato do të luhaten nga 12°C deri në 31°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe deri mesatare në det duke arritur shpejtësinë 28 km/h nga drejtimi Perëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.