Ballina Vendi Parashikimi i motit: Priten rrebeshe shiu pasdite

Parashikimi i motit: Priten rrebeshe shiu pasdite

0

Vijon ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike në territorin shqiptar, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta gjatë orëve të paradites. Pasditja sjellë grumbulllim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në të gjithë vëndin, më të dukshme në qarqet, Kukës, Shkodër dhe Qarkun e Korcës ku priten edhe mini-stuhi breshëri.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit, por mesdita nuk do të sjell ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.