Ballina Vendi Parashikimi i motit: Mesdita sjell ulje temperaturash

Parashikimi i motit: Mesdita sjell ulje temperaturash

1

Deri në mesditë Shqipëria do të mbizotërohet nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonën e ulët, por kalime të lehta vranësirash do të ketë në zonat malore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që gradualisht vranësirat të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën perëndimore.

Sipas MeteoAlb mbrëmja dhe nata rrikthejnë kthjellimet në një pjesë të mirë të territorit. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjell në det dallgëzim 2 – 3 ballë