Ballina Lajme Parashikimi i motit 29 Dhjetor 2023, temperatura deri në 18 gradë Celsius

Parashikimi i motit 29 Dhjetor 2023, temperatura deri në 18 gradë Celsius

14

Moti në vendin tonë, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, në të gjithë territorin ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që pasditja dhe orët e mbrëmjes, të vijojnë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante.

 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië me 1 -2 gradë C në orët e mëngjesit, por edhe mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1 C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior ,duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.