Ballina Lajme E rëndë në Greqi/ Hyn në shtëpinë e të moshuarit për ta...

E rëndë në Greqi/ Hyn në shtëpinë e të moshuarit për ta grabitur, i riu shqiptar masakron 73-vjeçarin

37

Mbrëmjen e 27 dhjetorit, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kefaloni të Greqisë, ku një 25-vjeçar shqiptar, ka masakruar me mjet prerës 73-vjeçar, duke e goditur 10 herë.

I moshuaru ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Janinës.

 

Sipas policisë, 25-vjeçari shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar.

Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ndërkohë që 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari ruante.

ERT raporton se kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me mjet prerës, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull.

Më pas dy grabitësit u larguan.

Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste ndihmë, duke u shembur përtokë në shtëpinë më të afërt që gjeti.

73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni, por në fund u gjykua e nevojshme të transportohej me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës.

Më në fund, dy shqiptarët u arrestuan pasditen e së enjtes nga efektivët e Sigurisë së Argostolit dhe Ekipi për Parandalimin dhe Shuarjen e Krimit (OPKE) të Kefalinisë.