Një paralajmërim për cunami është lëshuar nga zyrtarët japonezë pas një tërmeti me magnitudë 7.3 ballë, të mërkurën.
Cunami mund të prekë zonat e Miyagi dhe Fukushima.
Tërmeti tronditi një pjesë të madhe të Japonisë Lindore, përfshirë Tokion, ku shumë ndërtesa pësuan dëme.
Kryeministri Fumio Kishida tha se qeveria po punonte për të vlerësuar shkallën e çdo dëmi pas tërmetit.
Kompania energjetike TEPCO tha se po vlerësonte ndikimin e tërmetit në stacionin bërthamor të Fukushimës, i cili u godit nga një tërmet shkatërrues dhe cunami në vitin 2011. Tërmeti i vitit 2011 ishte me magnitudë 9.0 ballë dhe si pasojë e tij humbën jetën më shumë se 20,000 njerëz.
Japonia është një vend shumë i prekur nga tërmetet. Vendndodhja gjeografike e Japonisë përgjatë Unazës së Zjarrit të Paqësorit e bën vendin shumë të ndjeshëm ndaj tërmeteve dhe cunamit. Unaza e Zjarrit është një zonë në pellgun e Oqeanit Paqësor, ku ndodhin një numër i madh i tërmeteve dhe shpërthimeve vullkanike.