Në prag të ndeshjes mbrëmjen e sotme në “Virtu Motors Arena” të Newcastle, boksieri shqiptar Florian Marku ka dhënë një intervistë për BBC. ‘Mbreti shqiptar’ ka folur për rrugëtimin e tij, nga kickbox-i e deri në aventurën e tij në boksin profesionist. Padyshim që Marku nuk ka lënë pa përmendur edhe origjinën e tij shqiptare, si edhe mbështetjen që merr prej shqiptarëve, duke theksuar se janë një frymëzim për të.
“Kam punuar shumë dhe në të gjithë karrierën time numëroj vetëm katër beteja të humbura, teksa të gjithë u befasuan me kalimin tim në një tjetër disiplinë, si boksi. Kam luftuar me çdo emër të lartë të kikboksit nëpër Evropë dhe shqiptarët më ndiqnin. U bëra i njohur kur ndeshesha në MMA dhe publiku më do e më mbështet shumë, teksa më quan edhe “mbreti shqiptar”. Nuk e dija që kishte kaq shumë shqiptarë këtu në Angli, por e mësova kur erdha të ndeshem këtu. Dy ndeshjet e para në Londër, i shita vetë të gjithë biletat dhe mbështetja e publikut shqiptar është një frymëzim i jashtëzakonshëm për mua”, ka thënë Marku për BBC Sport.
Boksieri shqiptar do të përballet sonte në boks me uellsianin Kris Jenkis, për të mbrojtur titullin ndërkombëtar në kategorinë “IFB”. Marku thotë se e përpara sfidave e sheh kundërshtarin si dikë që përpiqet ta ndalojë të arrijë ëndrrat e tij, e kështu kurrsesi kundërshtarin nuk e cilëson dot si mik, por thjesht një armik.“Lufta në ring ka qenë ëndrra ime, që më ka ndihmuar jo vetëm të mbaj familjen, por edhe të bëhem i famshëm. Besoj te vetja ime më shumë se kushdo tjetër dhe dua të çoj përpara ëndrrën time. Kundërshtari i radhës nuk është më i forti me të cilin jam përballur, por ka shumë eksperiencë dhe besoj se është i duhuri për të vazhduar përpara me rekordet e mia. Kur është java e betejës, unë e shoh kundërshtarin tim si dikë që po përpiqet të më ndalojë të arrij ëndrrat e mia. Ai nuk është miku im, ai është armiku im”, deklaroi Marku.“Lufta në ring ka qenë ëndrra ime, që më ka ndihmuar jo vetëm të mbaj familjen, por edhe të bëhem i famshëm. Besoj te vetja ime më shumë se kushdo tjetër dhe dua të çoj përpara ëndrrën time. Kundërshtari i radhës nuk është më i forti me të cilin jam përballur, por ka shumë eksperiencë dhe besoj se është i duhuri për të vazhduar përpara me rekordet e mia. Kur është java e betejës, unë e shoh kundërshtarin tim si dikë që po përpiqet të më ndalojë të arrij ëndrrat e mia. Ai nuk është miku im, ai është armiku im”, deklaroi Marku.
29-vjeçari shqiptar nuk njeh asnjë humbje në karrierë në 11 luftime, ndërsa sfida me uellsianin do ta ndihmojë për të rritur më shumë popullaritetin, pasi Jenkis numëron 30 ndeshje në boksin profesionist, 23 prej të cilave i ka fitore, 8 me KO.