Ballina Bota Papa në Hungari: Evropa të bashkohet për t’i dhënë fund luftës në...

    Papa në Hungari: Evropa të bashkohet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

    1

    Papa Françesku kritikoi të premten ata që sollën përsëri luftën në Evropë, duke thënë se kontinenti duhet të rimarrë frymën e tij themeluese të unitetit paqësor, për t’u përballur me luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Françesku paraqiti vizionin e tij për të ardhmen e Evropës, ndërsa filloi një vizitë tre-ditore në Hungari.

    Ai kërkoi që Bashkimi Evropian të miratojë mënyra të sigurta dhe ligjore për hyrjen e emigrantëve, dhe se qeveria hungareze të mos e mbajë Evropën “peng” të kërkesave populiste.

    Papa kujtoi idealet e larta pas themelimit të bllokut dhe u ankua që nacionalizmi në rritje dhe “luftërat e adoleshentëve” i kishin zëvendësuar ato.

    “Duket se jemi dëshmitarë të një perëndimi të keq të ëndërrës për paqe, në kohën që solistët e luftës kanë dalë në sipërfaqe,”- tha Françesku. “Në këtë moment historik, Evropa është vendimtare. Është thirrur të marrë rolin e saj që është të bashkojë ata që janë larg njëri-tjetrit”- tha Papa.

    Zyrtarët hungarezë thanë se vizita e Papës, e dyta e tij në Budapest, ishte projektuar për ta lënë atë t’i shërbente komunitetit katolik të vendit. Por me luftën në Ukrainën fqinje dhe me Orbanin duke u përplasur me vendet e tjera të BE-së për çështjet e sundimit të ligjit dhe të drejtat e LGBTQ, fjalët e Françeskut në zemër të Evropës kishin nënkuptime të forta politike. Apnews

    /rtsh.al/