Ballina Bota Papa Françesku “shpërthen” në lot teksa lutet për paqen në Ukrainë

    Papa Françesku “shpërthen” në lot teksa lutet për paqen në Ukrainë

    1

    Papa Françesku u mbyt nga emocionet dhe lotët duke mos mundur të fliste ndërsa lutej për paqe në Ukrainë.

    Gjatë ceremonisë të përvitshme në statujën e Virgjëreshës Mari në qendër të Romës, Papa nisi të lotonte pa mundur të shqiptonte lutjen qartë. “Do kisha dashur t’ju kisha sjellë falënderimet e popullit ukrainas”, tha ai.

    Kleriku i lartë nisi të dridhej  teksa përmendi ukrainasit dhe pushoi së foluri. Turma e mijëra besimtarëve, zyrtarëve dhe klerikëve kuptoi që Papa ishte i emocionuar dhe nisi ta duartrokiste për ta inkurajuar.

    Pas një pushimi 30-sekondësh, Papa vijoi: “popullit ukrainas që prej kaq kohësh i jemi lutur Atij për paqe”. Në momentin që Papa vazhdoi  lutjen, në zërin e tij ndihej një krisje.

    Kjo ngjarje ndodhi gjatë vizitës së përvitshme në Shkallët Spanjolle e cila përkon me 8 Dhjetorin, dita  e gostisë kushtuar Virgjëreshës Mari, një festë kombëtare në Itali.