Papa Francesku është sërish në gjendje të rëndë shëndetësore. Kjo është bërë me dije nga zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, i cili tha se Papa nuk do të mbajë meshën pasi është në gjendje “të ethshme”.
Duke mos dhënë me tepër detaje Bruni mbylli lajmërimin e tij, ndërkohë besimtarët dhe miëjra qytetarë janë shqetësuar lidhur me shëndetin e Papa Franceskut i cili gjatë kohëve të fundit nuk është paraqitur në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas mediave italiane nuk dihet ende nëse Papa është shtruar në spital, apo ndodhet në regjim shtrati.