Papa Françesku do të operohet pasditen e sotme dhe do të qëndrojë në një spital të Romës për disa ditë, ka deklaruar Vatikani këtë të mërkurë.
Papa u detyrua të anulonte disa angazhime pune në fund të majit për shkak se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë. Ai gjithashtu u shtrua në spital në mars për bronkit, por iu përgjigj mirë antibiotikëve.
Teksa largohej nga spitali në Maj, Françesku me shaka tha se ai ishte “ende gjallë”.
E quajtur teknikisht një laparotomi, procedura e së mërkurës përfshin anestezi të përgjithshme dhe synon të riparojë një hernie që Vatikani tha se po shkaktonte simptoma “të përsëritura, të dhimbshme dhe përkeqësuese”.
Sipas burimeve mjekësore, ndërhyrja ka të ngjarë të lidhet me operacionin që Françesku bëri në vitin 2021 për të hequr gjysmën e zorrës së trashë.