Ballina Bota Papa Françesku dialogon me të rinjtë: Seksi, një nga gjërat e bukura...

    Papa Françesku dialogon me të rinjtë: Seksi, një nga gjërat e bukura që Zoti i dha njeriut

    5

    “Amen” është dokumentari që do të transmetohet në Disney+ ku Papa Francesku është protagonist në një dialog me një grup të rinjsh.

     Një vajze të re e cila shet përmbajtje pornografike online, Papa i thotë: Ata që janë të varur nga pornografia janë sikur të ishin të varur nga një drogë që i mban ata në një nivel që nuk le të rriten” raporton Osservatore Romano.

    Më pas dialogu vijon në temën e masturbimit dhe Papa u thotë të rinjve: Seksi është një nga gjërat e bukura që Zoti i ka dhënë njeriut. Të shprehurit seksualisht është një pasuri. Pra çdo gjë që pakëson shprehjen e vërtetë seksuale të pakëson edhe ty dhe shterron këtë pasuri në ty. Seksi ka dinamikën e vet, ka arsyen e vet të ekzistencës. Shprehja e dashurisë është kryesorja gjatë aktivitetit seksual. Pastaj çdo gjë tjetër që e tërheq në një tjetër drejtim e ul aktivitetin tuaj seksual”.

    Në dokumentar, Papa flet edhe për raportin mes Kishës dhe botës së Lgbt.

    Një vajzë spanjolle, që prezantohet me emrin Celia i tregon se është jobinare dhe e krishterë.

    “A e dini se çfarë është një person jo-binar?” e pyet ajo Papa Françeskun. 

    Ai i përgjigjet po, por ajo i shpjegon se një person jobinar është ai që “nuk është as burrë, as grua, ose, të paktën, jo plotësisht ose gjatë gjithë kohës”.

    Pastaj e pyet nëse në Kishë ka vend për diversitetin seksual dhe gjinor dhe Papa i përgjigjet:

    “Çdo njeri është bijë e Zotit, çdo njeri. Zoti nuk refuzon askënd, Zoti është baba. Dhe unë nuk kam të drejtë të nxjerr jashtë askënd nga Kisha. Jo vetëm kaq, detyra ime është ti mirëpres gjithmonë. Kisha nuk mund t’ia mbyllë derën askujt. Askujt”. 

    Më pas, Papa kritikon ata që me Biblën si referencë justifikojnë përjashtimin nga komuniteti kishtar të të ashtuquajturës lëvizje LGBT. “Këta njerëz përfitojnë nga Kisha për pasionet e tyre personale, për mendjengushtësinë e tyre personale. Është një nga korruptimet e Kishës” thotë Papa Francesku, shkruan ANSA.

    /rtsh.al/