Një person i veshur me kostumin e Spider-Man, goditi me shkelma dhe grushta punonjësit në supermarket, duke lënë njërën prej tyre pa ndenja në Britani.
“Spidermani” është 33-vjeçari, Josh McDonald.
Daily Mail shkruan se, McDonald fitoi një sërë ndeshje të arteve marciale pas stërvitjes në Akademinë e Arteve Marciale Black Dragon. Ai mburrej shpesh se ishte pretendent për ‘kampionatin botëror të kikboksit Iska’ në vitin 2016 në Shtutgart të Gjermanisë.
Ëndrrat e McDonald-it për të qënë një yll sportiv tani janë shkatërruar pasi ai dhe katër të tjerë pranuan përfshirjen e tyre në sulmin e dhunshëm në Asda në Clapham Junction, në jug të Londrës, një mbrëmje në korrik 2021.
Pamjet e publikuara të postuara në internet, tregojnë “Spider-Manin” duke dhunuar me shufra metalike stafin e Asdas.