Ballina Vendi Paketa për rritjen e çmimeve, Rama: 30 mijë lekë në dorë për...

Paketa për rritjen e çmimeve, Rama: 30 mijë lekë në dorë për këto kategori

1

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria ka miratuar paketën e rezistencës sociale me 7 pika për të ndihmuar kategori të caktuara qytetarësh nga rritja e cmimeve.

  1. Do të derdhim menjeherë 3.6 miliardë lekë ose 36 milionë dollarë për të indeksuar pensionet. Kjo masë do të ndikohet që në pensionin e radhës.
  2. Për 434 mijë përfitues do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës, që bazuar nga INSTAT është 7%, ose 25 mijë lekë të vjetra plus. Qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra plus për: pensionistët që marrin më pak se gjysma e pagës minimale; pensionistet e invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm; persona me aftësi të kufizuatra dhe të gjitha familjet që janë në skemën e ndihmës ekonomike.
  3. Mbështetja për femerët për naftë pa taksa do të shkojë në 14 milionë dollarë.
  4. Qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linja urbane duke derdhur 5 milionë dollarë për çmimin e biletës.
  5. Do ta tërheqim dy muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra dhe përgjysmimin për pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra.
  6. Do të tërheqim me 2 muaj përpara edhe rritjen e pagës minimale.
  7. Kemi vendosur të shtojmë 200 milionë dollarë financimein e mburojës së çmimit të energjisë që familjet dhe bizneset e vogla të paguajnë sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë.