Ballina Vendi OBSH: 15 milionë vdekje nga Covid-19 në 2 vite/ Bilanci tre herë...

OBSH: 15 milionë vdekje nga Covid-19 në 2 vite/ Bilanci tre herë më i lartë se ai i raportuar

1

Në dy vite pandemi, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën gati 15 milionë njerëz. Shifrat i ka bërë publike ditën e sotme Organizata Botërore e Shëndetësisë ndërsa theksohet se bëhet fjalë për thuajse trefishin e shifrave zyrtare të raportuara prej thuajse 6.3 milionë raste vdekjesh nga koronavirusil.

Llogaritjet e OBSH tregojnë se numri i vdekjeve të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me pandeminë COVID-19, të cilësuara si “vdekshmëri e tepërt”,  midis 1 janarit 2020 dhe 31 dhjetorit 2021 ishte afërsisht 14.9 milionë, dhe potencialisht deri në 16.6 milionë.

OBSH llogariti vdekshmërinë e tepërt si diferencë mes numrit të vdekjeve që kanë ndodhur dhe numrit që do të pritej në mungesë të pandemisë bazuar në të dhënat e viteve të mëparshme.

Vdekshmëria e tepërt përfshin vdekjet e lidhura me COVID-19 drejtpërdrejt, për shkak të sëmundjes, ose indirekt – kur njerëzit që vuanin nga probleme të tjera shëndetësore nuk patën mundësi të parandalonin apo trajtonin problemet e tyre sepse sistemet shëndetësore ishin të mbingarkuar nga numri i lartë i pacientëve, shkruan abc.

OBSH vuri në dukje se vdekshmëria e tepërt mund të jetë kufizuar nga vdekjet e shmangura gjatë karantinave për shkak të rreziqeve më të ulëta të ngjarjeve, të tilla si aksidentet rrugore ose lëndimet në punë./