Ballina Lajme Social Objektivi i kryetarit Subashi, mbulimi i 100% të sipërfaqes së territorit të...

Objektivi i kryetarit Subashi, mbulimi i 100% të sipërfaqes së territorit të bashkisë së Fierit me shërbim transporti publik

2

Transporti publik, një shërbim i munguar prej shumë vitesh në bashkinë e Fierit sot ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve në kushte komode dhe me kosto të ulët. Në të gjitha takimet e organizuara me banorët e njësive administrative Subashi ka pohuar përmirësimin e ndjeshëm të këtij shërbimi me atë situatë të gjetur në krijimin e bashkisë së re. Ka qenë mëse e vërtetë që as mund të mendoje për të lëvizur brenda territorit të qytetit të Fierit ku shërbim as që ofronte mundësinë reale, e jo më të mendoje një shërbim të tillë nëpër fshatrat e kësaj bashkie.

Në 2015 për shkak dhe të copëzimit të territorit në dhjetë njësi administrative transporti publik linte shumë për të dëshiruar. Vështirësia e udhëtimit të pasagjerëve të kësaj bashkie me mjetet e transportit publik bëhej më e vështirë si pasojë e amortizimit të infrastrukturës rrugore duke e kthyer qarkullimin e autobusëve të linjave në një sfidë të përditshme.

Tashmë nga një kërkesë transporti publik në bashkinë e Fierit ka marrë një tjetër fizionomi, me stacionim dhe me orare të lëvizjeve të autobusëve. Në sajë të projekteve dhe studimit të zonave të banuara u arrit që ky transport të cilësohet si një nga arritjet e bashkisë dhe me impakt të ndjeshëm në komunitet.

Një tjetër fytyrë gëzon ky shërbim te komuniteti përmes kulturës me të gjithë parametrat e tjerë të konkurrueshmërinë ndaj alternativat dytësore të transportit në këto zona. Nga ky shërbim është arritur që jo vetëm të mundësohet qarkullimi dhe lëvizja e njerëzve nga një zonë në tjetrën dhe nga fshatrat në drejtim të qytetit të Fierit, por edhe të ndikojnë pozitivisht në mjaft sektorë të bujqësisë arsimit dhe tregtisë. Sot Bashkia e Fierit mbulon me shërbim transporti publik gjithë territorin e saj, nga zonat më të afërta, deri në ato më të largëta. Që prej janarit të vitit 2017, në çdo fshat të Bashkisë së Fierit, lëvizja e qytetarëve bëhet me shërbim urban të garantuar, me kushte komode dhe çmime publike. Të gjitha qendrat urbane janë të mbuluara me shërbimin e transportit publik.