Në Bashkinë Durrës janë numëruar 164 kuti nga 337 qendra votimi gjithsej. Emirjana Sako e Partisë Socialiste kryeson bindshëm me 58% të votave gjithsej. Ajo ka marrë deri tani 18.822 vota. Krahasuar me zgjedhjet e vetëm një viti më parë Partia Socialiste ka përmirësuar rezultatin e saj duke u rritur me gati 8%. të votave.
Ardian Muka i ‘Shtëpisë së Lirisë’ renditet i dytë me 9171 vota, ose 28% të votave. Ndërsa i treti kandidati i Lulzim Bashës, Luan Hoti me vetëm 4.496 vota ose rreth 14%.
Partia Demokratike ka një rënie me gati 27.6% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, duke e bërë një disfatë shumë të dhimbshme këto zgjedhje në një bashki shumë të rëndësishme si Durrësi.