SHBA- Nuk ndalet Donald Trump! Ka ende qëllim që të vazhdojë garën për Shtëpinë e Bardhë 2024 për Partinë Republikane. Në tubimet e tij të para pas aktakuzës së drejtësisë federale për mbajtjen e dokumenteve top-sekret, ish-presidenti amerikan kundërshton Departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe administratën Biden.
Trump tha për ‘Politico’ se nuk ka ndërmend të braktisë garën presidenciale, edhe nëse dënohet.
“Unë kurrë nuk do të dorëzohem. Unë nuk kam bërë asgjë të keqe,” përsëriti ai. “Nuk jam akuzuar asnjëherë në jetën time. Tani dy herë në dy muaj është akt politik”, ka përsëritur manjati.
Donald Trump nuk është ligjërisht i ndaluar të kandidojë për president nga burgu apo si i dënuar, por një kandidaturë e tillë do të përbënte ende një provë të rëndë për sistemin politik dhe ligjor të vendit, thekson Politico.
“Unë nuk do të arrestohem kurrë. Unë kurrë nuk do të ndalem së luftuari për ju,” tha ai ndërsa fliste në konventat republikane në Gjeorgji dhe Karolinën e Veriut.
Dhe “Nëse zgjidhem, do t’i jap fund luftës në Ukrainë. Unë jam i vetmi që mund të parandaloj luftën e tretë botërore”, tha manjati i cili sipas sondazheve është në vendin e parë në mesin e kandidatëve republikanë për zgjedhje