Pamjet që shihni tregojnë operacionin e kërkim-shpëtimit në Kahramanmaras, që ndodhet afër epiqendrës së tërmetit të dytë në Turqi.
Në foto shihen ndërtesa të shumta që janë shembur në grumbuj mbeturinash dhe shpëtimtarët po kalojnë nëpër rrënoja në temperatura të ftoha.
Pamjet tregojnë tablon e dëshpërimit, njerëz që vajtojnë të dashurit e tyre që kanë humbur jetën dhe gjithçka e shkatërruar.
(BalkanWeb)