Ballina Bota Një vit luftë në Ukrainë, Papa Françesku bën thirrje për armëpushim dhe...

    Një vit luftë në Ukrainë, Papa Françesku bën thirrje për armëpushim dhe paqe

    1

    Papa Françesku, duke folur dy ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës duke bërë thirrje për një armëpushim dhe negociata paqeje.

    Ai tha se asnjë fitore nuk mund të “ndërtohet mbi rrënoja”.

    Papa Françesku, i cili ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Ukrainë pothuajse në çdo paraqitje publike që nga pushtimi i vendit nga Rusia më 24 shkurt 2022, foli në audiencën e tij të përgjithshme javore në Vatikan.

    “Ka kaluar një vit që nga fillimi i kësaj lufte absurde dhe mizore, një përvjetor i trishtuar,” tha ai.

    “Numri i të vdekurve, të plagosurve, refugjatëve dhe njerëzve të zhvendosur, shkatërrimi dhe dëmet ekonomike dhe sociale flasin vetë”, tha Papa.

    Ambasadori i Ukrainës në Vatikan, Andrii Yurash mori pjesë në audiencë së bashku me një delegacion zyrtarësh ukrainas.

    “Zoti i faltë kaq shumë krime dhe kaq shumë dhunë. Ai është Perëndia i paqes. Le të qëndrojmë pranë popullit martir ukrainas që vazhdon të vuajë”, theksoi Papa.