Ballina Vendi NISIN LËVIZJET NË PROKURORITË E RRETHEVE

NISIN LËVIZJET NË PROKURORITË E RRETHEVE

6

Prokurorja e përgjithshme e përkohshme vazhdon ndryshimet në strukturat drejtuese të organit të akuzës si në qendër dhe në rrethe. Në një njoftim për shtyp prokuroria e përgjithshme bën të ditur se këto ndryshime bëhen në kuadër të riorganizimit, mirëfunksionimit të organit të akuzës, rritjes së performancës dhe besueshmërisë së publikut tek ky institucion. Edhe Prokurorit  Pali Deçolli, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, i ndërpritet komandimi dhe përkohësisht në krye të prokurorisë së Fierit caktohet prokurori Fatmir Lushi.

https://youtu.be/pn-lB95rM1s