Ballina Vendi Nisin investimet për rehabilitimin e rrugëve në lagjen Bishanakë

Nisin investimet për rehabilitimin e rrugëve në lagjen Bishanakë

1

Vazhdojnë investimet në infrastrukturën rrugore në çdo lagje të qytetit, por edhe më gjerë.

Këtë herë vrulli i punimeve të bashkisë së Fierit është përqëndruar në lagjen Bishanakë. Kalimi i viteve dhe cilësia e punimeve kanë sjellë domosdoshmërinë e fillimit të investimeve në këtë zonë të banuar.

Prej ditësh ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugëve dytësore në këtë lagje. Përmes këtij procesi synohet të i garantohet jo vetëm përmirësimi i infrastrukturës, por edhe i cilësisë së jetës.

Këto investime parashikojnë proceset e sistemimit, rehabilitimit dhe asfaltimit të rrugëve ku do të ndërhyhet. Këto investime synohen të realizohen sa më të mirëstudiuara me qëllim patjen e një jetëgjatësie sa më të madhe.

Tashmë është evidente që këto investime po shtrihen nga qendra në brendësinë e çdo lagjeje e fshati. Synohet që të ketë përmirësime të infrastrukturës rrugore, diku me rehabilitimin e sistemit kullues, diku me rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit etj. Por puna nuk njeh mbarim pasi çdo ditë hapen fronte të reja pune dhe investimesh./Tv Kombi