Ballina Vendi Nis sesioni i ri parlamentar, nga ligji i “spiunëve” te kritikat për...

Nis sesioni i ri parlamentar, nga ligji i “spiunëve” te kritikat për qeverinë, debatet gjatë seancës

1

Parlamenti është mbledhur këtë të hënë në orën 18:00 për të nisur sesionin e ri parlamentar. Pavarësisht se sot është ditë pushimi për shkak të festës kombëtare të shenjtërimit të Nënë Terezës, Kuvendi pritet të mblidhet sipas përcaktimit kushtetues.

4 nismat e propozuara nga mazhoranca dhe opozita për hapjen e plotë të dosjeve ai si dhe ndalimin e kandidimit të personave që kanë qenë ish-bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit, do të nisin zyrtarisht diskutimet në sesionin e ri parlamentar.

Në rendin e ditës së seancës së sotme është miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 21.7.2022, 24.7.2022 dhe 28.7.2022.

Gjithashtu në rend të ditës është edhe shqyrtimi i  njoftimeve për çështjet e depozituara në Kuvend.

Në rendin e ditës është edhe njoftimi për programin e punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator – 14 tetor. Po ashtu, Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe njoftimin për kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 5 shtator – 30 shtator.