Ka nisur mëngjesin e së martës pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç. Mijëra besimtarë i janë drejtuar vendit të shenjtë, ndërsa ata do ta kryejnë këtë ritual për 13 javë rrjesht çdo të martë. Pelegrinazhi në Kishën e Laçit konsiderohet si pelegrinazhi më i madh në vendin tonë që bëhet cdo vit nga data 14 mars deri me 13 qershor.
E marta e 14-marsit shënoi nisjen e pelegriazhit në kishen e “Shna Ndout” në Laç. Që prej oreve të para të mëngjesit, qindra besimtare të ardhur nga qytete të ndryshme të shqipërisë ju drejtun këtij vendi të shenjtë.
Kisha e Laçit ka bërë mrekulli të shumta ndaj dhe kanë shumë besim, ndërsa lutjet e tyre shkojnë për shëndet dhe harmoni familjare thonë qytetaret.
Pelegrinët çdo të martë në 13 të tilla i drejtohen Kishës deri më 13 qershor, ditën ku dhe kulmon përfundimi i këtij pelegrinazhi të përvitshëm.
Për mbarvajtjen e ritualit fetar janë hartuar një plan masash nga policia në bashkëpinim me Bashkinë e Kurbinit.