Ballina Vendi Ngjarje tragjike/Ky ishte i riu shqiptar qe i dha fund jetes duke...

Ngjarje tragjike/Ky ishte i riu shqiptar qe i dha fund jetes duke u varur, me tel ne peme!?

5

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pirgosin në Greqi.

Një 21-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. I riu quhet Qazim Dosti.

Ai u vëtëvar me një tel nga një pemë në afërsi të urës që lidh Pirgosin me Qeparisinë.

Mësohet se i riu, pak para se të kryente aktin ekstrem, kishte komunikuar me motrën e tij duke i dërguar një fotografi në të cilën shfaqej ai me telin në qafë, ndërsa pas kësaj i kreu aktin.

Ka qenë një i afërm i tij ai që e ka parë fillimisht të riun të varur, ndërsa pas kësaj ka shkuar edhe ambulanca në vendngjarje. Por nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.

Ndër të tjera, thuhet se trupi i të riut është dërguar në morgun e Pirgos, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.