Ballina Vendi Ngjarje e rëndë në Bulqizë, familjarët gjenë pa shenja jete 40-vjeçaren

Ngjarje e rëndë në Bulqizë, familjarët gjenë pa shenja jete 40-vjeçaren

2

Familjarët kanë gjetur pa shenja jete gruan 40-vjeçare, ndërsa sipas policisë dyshohet se ka vrarë veten.

në komunikatën për shtyp, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Trebisht të Bulqizës.

“Me datë 01.12.2022, rreth orës 13.30, në fshatin Trebisht është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasja Z.I., rreth 40 vjeçe, e cila dyshohet se ka varur veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se viktima vuante nga depresioni”, njofton policia.