Ballina Vendi Ngjarja horror ne Korce/Foshnja mbi një muaj në valixhe!Policia nis hetimet, ja...

Ngjarja horror ne Korce/Foshnja mbi një muaj në valixhe!Policia nis hetimet, ja çfarë dëshmoi bashkëshorti i gruas!?

2

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen makabre që ndodhi në Korçë, ku një foshnjë u gjet i vdekur në valixhe.

Sipas efektivëve, foshnja ishte futur në valixhe nga nëna pasi e kishte lindur dhe dyshohet se kjo ka ndodhur rreth një muaj më parë. Ai u gjet nga bashkëshorti i gruas, i cili ishte kthyer nga Greqia para pak kohësh, pas më shumë se një viti në emigracion. Ai kishte ndjerë aromën e rëndë në dollap, por pa mundur ta kuptojë se cili ishte burimi, deri në momentin që vendosi të kontrollonte. Pasi e gjeti foshnjën, ai ka bërë denoncimin në polici, ku ka deklaruar se fëmija nuk është i tiji.

“Kam 1 vit që nuk kam pasur kontakte me bashkëshorten”, mësohet të jetë shprehur ai.

Gruaja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa është dërguar në maternitetin e Korçës, për ekzaminime të mëtejshme. Çifti ka dhe një djalë tjetër, 15 vjeç, i vili vuan nga autizmi.