Ballina Vendi Nga shlyerja e borxheve të trashëguara, në rritjen e të ardhurave vendore,...

Nga shlyerja e borxheve të trashëguara, në rritjen e të ardhurave vendore, kjo është logjika financiare që ka shoqëruar punën e kryebashkiakut Armando Subashi në dy mandatet e tij qeverisës

1

Vetëm në sajë të një menaxhimi të mirë financiar bashkia e Fierit ka bërë të mundur që vetëm në dy vjetët e para të krijimit të saj, pas ndarjes së re territoriale, të shlyejë borxhet e trashëguara nga e kaluara. Borxhi prej gati 363 milionë lekësh ose tre milion eurosh është shlyer në sajë të punës së kujdesshme financiare të stafit të kësaj bashkie.

Në logjikë të punës së saj është synuar rritja e shkallës së grumbullimit të të ardhurave lokale nga taksat dhe tarifat vendore e cila ka shkuar deri në masën 60% duke shënuar kështu një rritje të tyre vit pas viti. Delegimi i shumë funksioneve në bashkinë e Fierit kanë sjellë rritjen e numrit të të punësuarve në shërbimet që kjo bashki ofron për qytetarët duke filluar me ndërmarrjen e punëve publike, pastrim, gjelbërim, mirëmbajtja e varrezave publike, ujitja e kullimi, mirëmbajtjes së rrugëve rurale, ka sjellë rritjen e fuqisë punëtore me gati 1300 punëtorë në të gjitha njësitë vendore të bashkisë.

Në sajë të kësaj logjike financiare bashkia e Fierit kryen të gjithë punët e saj publike duke fuqizuar ndërmarrjet me fuqi punëtore dhe me mjete e mekanikë moderne dhe efikase në çdo veprimtari zhvilluese në bashki. Sot në masën përmbi 90% bashkia e Fierit kryen vetë këto shërbime në të gjitha njësitë administrative me përjashtim të rasteve kur situata janë të ndërlikuara për të mundësuar ndërhyrjen e tyre dhe kërkohet tenderimi.

Nga shlyerja e borxheve të trashëguara në rritjen e të ardhurave vendore, si mjet për realizimin e investimeve në bashkinë e Fierit, kjo është logjika financiare që e ka shoqëruar punën e saj në dy mandatet e kryebashkiakut Armando Subashi. Kjo logjikë ka bërë të mundur që në të dy mandatet të rritet shkalla e përfitimit të komunitetit dhe prerja e shkallës së shpenzime të kota përmes tenderimeve të procesve të ndryshme./Tv Kombi/