Ballina Vendi Nga mirëkuptimi me banorët Bashkia e Fierit ka arritur të realizoje investime...

Nga mirëkuptimi me banorët Bashkia e Fierit ka arritur të realizoje investime të qëndrueshme në të gjitha drejtimet. Një prej tyre është rruga “Sotir Bitri” në lagjen Sheq i Madh.FOTO

1

Janë me qindra arritjet e shënuara në bilancin e bashkisë së Fierit në drejtim të plotësimit të synimeve dhe objektivave të punës së kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi. Këto ndryshime kanë ndodhur që pas vitit 2015 në të cilin mori jetë bashkia e Fierit në të cilën u përfshinë dhe tetë njësi administrative.

Ajo që bie në sy është fakti që të gjitha punët e kryera kanë mundësuar ngushtimin e diferencave mes jetës komunitare në qytetin e Fierit dhe atë të zonave rurale. Kështu, një nga punët e bëra nga bashkia e Fierit në sajë të fondeve të saj, por edhe të punës së ndërmarrjes së punëve publike është rruga “Sotir Bitri” në lagjen Sheq i Madh.

Ashtu si shumë segmente rrugore në qytetit e Fierit dhe në këtë rrugë kishte lindur një problematikë shumë e madhe për banorët në këtë zonë si për lëvizjen e automjeteve, por edhe këmbësorëve të cilët në dimër duhet të përballeshin me baltën dhe gropat e ujit, ndërsa në verë me pluhurin dhe ajrin e ndotur në mënyrë maksimale. Edhe kjo rrugë nuk bënte përjashtim nga investimi i qëndrueshëm për të mos i’u kthyer edhe një herë çarjeve të asfaltit, apo hapjes së kanaleve të ujerave të bardha apo të zeza, e aq më shumë për vendosjen e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm.

Përveç infrastrukturës sipërfaqësore, mungesës së kanalizimeve, edhe ndërtimet pa kriter kishin krijuar një panorama të zymtë duke ndikuar negativisht në cilësinë e jetës. Pas dakortësimit me banorët e zonës u realizua zgjerimi i rrugës dhe nisi menjëherë puna për sistemin KUZ e më pas asfaltimi.

Ashtu si në shumë investime të tjera në periferi të qytetit më së shumti është dashur mirëkuptimi i banorëve me qëllim realizimin e një investimi që t’i paraprijë së ardhmes pa qenë nevoja për shpenzime të tjera, po këto nga buxheti dhe taksat e vetë banorëve.

Sot kjo rrugë gëzon standardin e premtuar banorëve si shumë rrugë e sheshe të tjera në qytet dhe njësi administrative./Tv Kombi/