Ballina Bota Nga data 1 Maj,Greqi heq certifikatën e vaksinimit kundër Covid-19.

    Nga data 1 Maj,Greqi heq certifikatën e vaksinimit kundër Covid-19.

    1

    Nga 1 maji Greqia do të heqë  detyrimin për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit kundër Covid-19.

    Gjithashtu nuk do kërkohet pasaporta e Covid në pikat kufitare të vendit.

    Megjithatë mbajtja e maskës në ambientet e brendshme dhe në ambientet e jashtme me grumbullim mbetet ende në fuqi.

    Masa për përdorimin e maskave do të rishikohet më 31 maj, sipas njoftimit të zëvendës ministres së shëndetësisë Mina Gaga.

    Në mbledhjen e djeshme Komisioni i Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë  në Greqi rekomandoi:

    Pezullimi i certifikatës së Covid nga 1 maji.

    – Pezullimi i certifikatës së Covid nga pikat hyrëse në vend

    – 1 test i shpejtë në javë (nga dy deri tani) te punëtorët e pavaksinuar, me përjashtim të spitaleve ku  mbeten 2 testet e shpejta në javë për punëtorët e pavaksinuar.

    Sqarohet se kjo vlen për ata punonjës që janë përjashtuar nga vaksinimi dhe shoqëruesit e pacientëve.

    – 1 test i shpejtë (nga 2 që ishin deri më tani) pëmësuesit  dhe pedagogët e pavaksinuar .

    Qeveria greke do të rishqyrtojë sërish situatën sërish për të vendosur nëse do ti lehtësoje ose shtrëngojë masat kundër Covid-19