Ballina Vendi Nga 1 gushti çmimet e qumështit dhe kosit rriten sërish me 11%,...

Nga 1 gushti çmimet e qumështit dhe kosit rriten sërish me 11%, krizë për djathë në treg

2

Kompanitë e përpunimit të qumështit përgjatë gjithë këtij viti po rrisin në mënyrë të pandërprerë çmimet e produkteve të bulmetit dhe nën produkteve të tij.

Duke nisur që nga kjo javë çmimi i qumështit me yndyrë 3,2% rreth 1,4 litra do të shitet me 190 lekë nga 160 lek që është shitur deri me tani.

Kompanitë e përpunimit të qumështit i kanë njoftuar tregtarët e pakicës për rritjen e radhës që më datën 20 korrik. Teksa çmimet e bulmetit nuk po ndalen, tregarët e pakicës janë të alarmuar se nuk ka djathë në treg. Çmimet e djathit u rriten me gati 100 % kët vit por tani produkti mungon në treg, nuk gjendet.

Burimet nga kommpanitë e përpunimit të qumështit pohojnë se, rritje e çmimee po ndikohet nga mungesa e lëndës së parë në treg. Rënia e numrit të bagëtitë ka ndikuar në uljen e furnizimeve më lëndë të parë, duke bërë që prodhimi aktual të shitet me çmime shume të shtrenjta.

Rënia e prodhimit të qumështit në ferma ka krijuar krizë për djathë. Fabrikat të gjithë sasinë qumështit e kanë shitur si qumësht të përpunuar dhe kos dhe nuk kanë mundur të rezervojë sasitë e nevojshme për të bërë djath. Që nga koha e prodhimit djathi kërkon se paku 6 muaj stazhonim, por duket se kriza e mungesës së qumështit që nisi që në fund të vtit të kaluar po i jep efektet tek djathi.

Në fillim të qershorit kompanitë e përpunimit të qumështit rriten çmimet për rreth 55 artikuj të gjalpit, djathit, kosit etj u rriten nga 10 deri në 50 për qind. Rritja më e madhe u aplikua nga për nëproduktet e gjalpit dhe djathit.

Kriza për bulmet po shkaktohet nga rënia me ritme të shpejta të numrit të bagëtive. Në vitin 2021, numri i krerëve të gjedhit ka rënë me 7%, por që nga viti 2014 rënia është rreth 50%. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2021, në vend numëroheshin rreth 336 mijë krerë gjedh nga më shumë se 654 mijë krerë në vitin 2014.

Blegtorët pohojnë se vështirësitë e krijuara pas luftës në Ukrainë, me rritjen e çmimeve do të sjellin rënie drastike të krerëve të bagëtive gjatë vitit 2022. Ervin Resuli, ekspert i sektorit të blegtorisë, i cili gjithashtu mbarështon një fermë me gjedh, tha se, kostot për krerë janë rritur drejt në 50%, ndërsa çmimet nuk kanë janë transferuar te shitja e qumështit tërëisht, duke lajmëruar se çmimt e bulmetit do të rriten me tej.

Z.Resuli thotë se, kosto ditore e një lope për qumësht vetëm për ushqimin është 1687 lekë, gati 50% më e lartë se në fillim të vitit 2021. Ndërkohë qumështi me shumicë është rreth 66 lekë për kilogram./Monitor