Një operacion masiv kërkimi është duke u zhvilluar për të gjetur nëndetësen me pesë persona në bord, që u zhduk në një udhëtim për të parë rrënojat e Titanikut.
Anija humbi kontaktin 1 orë e 45 minuta pas zhytjes së saj të dielën, tha Roja Bregdetare. Ajo siguron 70 dhe 96 orë mbështetje jetësore.
Në bord janë një aventurier britanik, një zhytës francez dhe babë e bir pakistanezë, sipas postimeve në mediat sociale dhe një deklarate të familjarëve.
Mbetjet e Titanikut ndodhen në fund të oqeanit në juglindje të Newfoundland, Kanada.
Ish-kapiteni i nëndetëseve të marinës amerikane thotë se “shanset nuk duken të mira” për ekuipazhin e humbur.
“Ndërsa shpresoj për më të mirën për ekuipazhin dhe pasagjerët më duhet të them se në këtë pikë gjërat duken shumë të dyshimta, duke pasur parasysh se nuk është dëgjuar prej tyre për kaq shumë kohë,” tha Shugart, një analist në Qendra për një Siguri të Re Amerikane.