Ballina Vendi Në pranverë Libofsha dhe Cakrani me qendra të reja urbane. Subashi: Synojmë...

Në pranverë Libofsha dhe Cakrani me qendra të reja urbane. Subashi: Synojmë zhvillime urbane moderne për banorët

2

Në kuadër të projektit të “100 fshatrave” të Rilindjes Urbane prej disa muajsh qendrat e njësive administrative të Cakranit dhe Libofshës i janë nënshtruar një zhvillimi urbanistik të thellë që mundëson marrjen e një pamje moderne në shumë drejtime.

Punime nëntokësore të ujërave të bardha dhe të zeza, eliminimin total në ajër të linjave telefonike dhe elektrike janë zbatuar në fazat e para të punimeve. Të tjera punime kanë përparuar si në drejtim të shpronësimeve të objekteve të prekura nga zbatimi i projekteve, ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore për të mundësuar vazhdimin e komunikimit të banorëve të fshatrave me qendrat e këtyre njësive, unazë apo rrugë lidhëse të lagjeve të shtruara me asfalt dhe tërësinë e elementëve urbanë.

Të dy këto qendra do të gëzojnë trotuare për lëvizjen normale të banorëve për të marrë shërbimet jetike, do të kenë një pedonale e kthyer në qendra shlodhëse dhe argëtuese, e pajisur me gjelbërim drurë dhe lule dekorative si dhe një ndriçim diellor dhe nga energjia elektrike.

Kujdes do ti kushtohet rehabilitimit të fasadave të ndërtesave riparimit dhe dekorimit të tyre për të pasur pamje sa më tërheqëse. Në inspektimet e vazhdueshme kryebashkiaku Armando Subashi ka theksuar faktin se jo vetëm në këto dy njësi, por në gjithë të tjerat punohet forcërisht në drejtim të urbanizimit të thellë të jetës së komunitetit të këtyre zonave sa në qendër dhe fshatrat përbërës./Tv Kombi/