Nga 27-29 prill rreth 80 subjekte të ndryshme bujqësore nga vendi dhe Europa do të jenë në Lushnjë për të lidhur marrëveshje të ndryshme tregtare me synim që fermerët të rrisin sipërfaqet e të mbjellave dhe grumbulluesit të shtojnë sasitë e eksporteve bujqësore.
Në një postim në faqen e tij medietike kryetari i grupit parlamentar, deputeti Taulant Balla shkruan: “Buxheti 2023 për bujqësinë mishëron një përpjekje të madhe në rrugën e duhur të rritjes së konkurrueshmërisë, zhvillimit të vijueshëm të sistemeve prodhuese dhe rritjes së eksporteve në përputhje me objektivin tonë për 1 miliard $ eksporte agroushqimore Shqipëria 2030.
Mirënjohje çdo bujku dhe fermeri për kujdesin dhe punën e madhe që bëjnë çdo ditë për g
arantimin e një cilësie të shkëlqyer sipas të gjitha standardeve.” Ai ka qenë sot me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca dhe kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa në çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë në Lushnjë, ku këtë vit marin pjesë rreth 80 biznese bujqësore dhe fermerë nga Shqipëria, Kosova, vendet e rajonit dhe të Europës.
/Tv Kombi/