Ballina Lajme Politike Koalicioni “Bashkë Fitojmë” me kandidatin Evdar Kodheli janë takuar me banorët e...

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” me kandidatin Evdar Kodheli janë takuar me banorët e Sektor Semanit.

1

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” në kuadër të takimeve elektorale është ndalur në Sektor Seman ku kandidati Evdar Kodheli është takuar me banorët dhe ka shpalosur ambiciet e tij në drejtimin e bashkisë së Fierit.

“Ne do të jemi bashkia e dyerve të hapura”-ka qënë zotimi i kandidatit të koalicionit “ Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie në Fier, Evdar Kodheli në takimin e zhvilluar me banorët e fshatit Sektor Seman,  shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Luan Baci, kryetari i Partisë së Lirisë , dega Fier Arben Cuko, dhe kryesia e degës së Partisë Demokratike.

Kandidati i opozitës ka shpalosur prioritetet e programit të tij elektoral, ku ka theksuar se në qëndër të vëmëndjes do të jenë vecanërisht zonat rurale. Nga ana e tyre banorët treguan situatën  e vështirë me të cilën përballen teksa janë ndalur te mungesa e subvencioneve që po i con drejt falimentimit. Ndērkohë deputeti Baci u është përgjigjur kritikave të banorëve për lëvizjet politike që e çuan Partinë Demokratike drejt përcarjes. Ne e kemi marē koston duke u ndëshkuar me votë ka thënë Baçi, teksa ka theksuar se është koha për të lënë pas të kaluarën dhe për të ecur me vendosmëri drejt të ardhmes.Në faqen e tij të fb Kodheli shkruan se “Banorët njëzëri në fund të takimit përcollën një energji të shtuar pozitive dhe besimin e plotë te programi i ndryshimit.” 

/Tv Kombi