Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar nje foto të veçantë këtë fundjavë.
Kreu i PD së bashku me bashkëshorten kanë pozuar nga Rugova, aty ku mund të kenë shijuar ndonjë fundjavë të tyre.
Mesa duket destinacioni i preferuar i Berishës janë pikërisht Bjeshkët e bekuara të Rugovës, për të cilat shkruan se çdo ditë i ka në mendje.
“Miq, ju përshëndes me këtë foto nga Bjeshkët e bekuara, Rugovë, ku çdo ditë fluturon mendja ime!”, shkruan Sali Berisha në foton që shpërndan në Facebook.